Nuk di të ndalet, Dua Lipa në krye të nominimeve të VMAs në Britani

Nuk di të ndalet, Dua Lipa në krye të nominimeve të VMAs në Britani

17:08, 01/10/2020
A+ Aa A-

Dua Lipa po korr sukses me këngët e saj të fundit. 

Këngëtarja me famë botërore, ka udhëhequr nominimet në UK Music Video Awards.

Shqiptarja ka siguruar plot tetë nominime, përfshirë dy në kategorinë “Video më e Mirë Pop (MB)” me këngët Physical dhe Break My Heart.

Ajo ndiqet nga artistë të tjerë të mëdhenj si Michael Kiwanuka me 5 nominime, The Weeknd po ashtu me 5 dhe Beyonce me 4 nominime.

Sipas mediave të huaja, çmimet e këtij viti kanë numrin më të madh të kategorive në UK VMAs, pas shtimit të “Best Lockdown Video” si rezultat i pandemisë COVID-19.

 


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco