Këngëtari shpërthen ndaj Klosit: Mirë që na mohojnë të drejtën për të jetuar, por tallin dhe…

Këngëtari shpërthen ndaj Klosit: Mirë që na mohojnë të drejtën për të jetuar, por tallin dhe…

16:20, 01/10/2020
A+ Aa A-

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një interviste televizive ditën e djeshme, në një përpjekje për të justifikuar ndalimin e muzikës nëpër lokale, lëshoi një gafë e cila është bërë hit në rrjet.

Ky argument i tij, ka çmendur rrjetin orët e fundit. 

Deklarata mbi muzikën dhe virusin ka rënë edhe në veshin e artistëve që po e vuajnë më së shumti mbylljen prej marsit të lokaleve të natës dhe atyre të muzikës live për të cilat është aplikuar gjithmonë arbitrariteti dhe selektivizmi.

Këngëtari i njohur, Renis Gjoka ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Klosit duke thënë se përpos faktit që po ju mohojnë të drejtën për të jetuar, tani kanë nisur edhe të tallen.

“Mirë që na ngordhi gomari, por s’të lejnë as mizat rehat ? Mirë që na mohojnë të drejtën për të jetuar, por tallin dhe ingranazhin me ne. Hallall”, shkruan këngëtari në një postim në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco