FOTO/ Arritje fantastike e Distria Krasniqit, shpallet kampione e Evropës në xhudo

FOTO/ Arritje fantastike e Distria Krasniqit, shpallet kampione e Evropës në xhudo

19:57, 25/04/2024
A+ Aa A-

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, të Kampionatit Europian të xhudos. Kampionia olimpike në finale mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida me waza-ari.

Krasniqi eliminoi kroaten Ana Viktorija në çerekfinale për t’u pozicionouar në mesin e katër më të mirave evropiane në kategorinë deri në 52 kilogramë.

 

Më pas, xhudistja e njohur në gjysmëfinale mundi spanjollen Ariane Toro Soler, ndërsa përmbylli më së miri misionin e saj me arritjen e medaljes së artë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco