Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Ministri Klosi: Valët e muzikës përhapin më shpejt koronavirusin

Ministri Klosi: Valët e muzikës përhapin më shpejt koronavirusin

18:57, 30/09/2020
A+ Aa A-

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një argument të ri se përse nuk lejohet muzika në kafene.

I ftuar në Report TV, Klosi tha se valët përhapin virusin, një argument i ri ky, që nuk  ishte dëgjuar më parë. Por ministri e tha me siguri, duke theksuar se kjo është e vërtetuar shkencërisht. 

"Nuk duhet t'ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar  janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri-tjetrit, lëshohen më shumë", tha Klosi.

Për ministrin, tërmeti dhe COVID-i "sfiduan" turizmin në vendin tonë. 

"Tërmeti me gjithë të këqijat që pati, po të flasim për turizmin, ishte një bonus pozitiv se tregoi qe kemi kapacitete akomoduese. Pandemia na bëri të vinim me qindra dilema, plotësuam kërkesat e biznesit, mbase jo të gjitha, por të paktën të gjitha i diskutuam dhe ajo që ndodhi me verën, përsëri them që nëse ka një gjë shumë pozitive në këtë periudhë ishte se ato nuk e ulën cilësinë e shërbimit dhe as qepenin", tha Klosi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 30/09/2020 21:02

dhe gomari fluturon po te pyesesh rilindasit, hajde koqe kandari hajde muzika perhap virusin thote, po pilli robve shpise tende e perhap virusin more hajdut ordiner

Shto koment

Denonco