Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në 'BBV3'? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në 'BBV3'? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

19:50, 25/04/2024
A+ Aa A-

Heidi Baci është një nga banoret më të spikatura të “BBV3” si për lojën e saj ashtu edhe për lidhjen me Romeo Veshaj.

Heidi ka qenë pjesë edhe e “Grande Fratello” në Itali, nga ku mori shumë vëmendje në Itali dhe Shqipëri. Gjatë pjesëmarrjes në Grande Fratello, Heidi pati një romancë me aktorin italian Massimiliano Varrese.

Romanca e tyre nuk u pranua nga familja e saj dhe për këtë babai i Heidit vendosi të hynte në shtëpi për ta larguar nga formati. Heidi hoqi dorë nga edicioni dhe romanca e saj e disa muaj më vonë u bë pjesë e BBV Albania.

Javën e kaluar një nga ish-banoret e Grande Fratello, me të cilën Heidi kishte më shumë afrimitet, aktorja e njohur italiane Beatrice Luzzi, surprizoi Heidin në një nga netët e prime-t. Ama një veprim nga ish-partneri i saj Massimiliano ka ngritur dyshimet.

Është vënë re se aktori i ka bërë ‘follow’ në Instagram faqes zyrtare të Top Channel e kështu janë ngritur aludimet se mos ndoshta do të ketë një takim të tij dhe Heidit në “BBV3”, pasi tashmë që ka mbaruar Grande Fratello, Massimiliano mund të dojë t’i kerkojë edhe një mundësi tjetër Heidit./Tar

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco