Taylor Swift 'rrëzon' mbretëreshën Whitney Houston

Taylor Swift 'rrëzon' mbretëreshën Whitney Houston

20:15, 29/09/2020
A+ Aa A-

Ka më shumë se një javë që është në krye të listës së Bilbord 200. 

Albumi i fundit “Folklore” i Taylor Swift ka arritur të spostojë një vend më poshtë Whitney Houston nga klasifikimi Bilbord 200.

Whitney Houston ka qëndruar në krye të klasifikimit për 46 herë, ndërkohë që suksesi i diskut të Sëiffti, i cili s’ka vetëm një muaj që është hedhur në treg, i dha fund pushtimit që ajo i ka bërë kësaj renditjeje.

Billborad 200 është lista e klasifikimit për albumet më të njohura në SHBA, e cila kombinon shitjet fizike me ato digjitale. 

Në krye të klasifikimit të të gjitha kohërave qëndron grupi legjendar Beatles me 132 herë, si solist Elvis Presley me 67 herë, i ndjekur nga këngëtari i muzikës kauntri Grath Brooks me 52 herë, më pas vjen Micheal Jackson me 51 herë, Taylor Swift me 47 herë dhe Whitney Houston me 46 herë duke zbritur një shkallë më poshtë./Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco