Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Kokë më kokë të shtunave! Luana dhe Marina kanë dy fjalë për njëra-tjetrën

Kokë më kokë të shtunave! Luana dhe Marina kanë dy fjalë për njëra-tjetrën

20:55, 26/09/2020
A+ Aa A-

Luana dhe Marina Vjollca edhe këtë sezon do të jenë 'rivale' me njëra-tjetrën, pasi të dyja do i shohim në të njëjtën kohë në televizion me emisionet e tyre.

“Shiko kush Luan” rikthehet në ekran mbrëmjen e sotme pas shumë muajsh që kur u ndërpre me të ftuar: Lori Hoxha, Mozzik, Kida, Emina Cunmulaj, Adrola Dushi, Xhesika Berberi, Arbër Hajdari, Elita 5 dhe Elita Ziberi.

Ndërsa ‘Klanifornia’ ka nisur sezonin e ri prej disa javësh duke mbërthyer teleshikuesit para ekranit me humor dhe spektakël.

Luana dhe Marina nuk kishin si të mos i uronin njëra-tjetrës suksese, duke na treguar edhe një herë se rivaliteti nuk mundet kurrsesi të futet mes tyre.

Marina ka publikuar një foto të Luanës duke shkruar: "Sukseset e botë gjysma ime @luanavjollca".

Ndërsa Luana në foton e publikuar të Marinës shkruan: "Rrushi im, suksese sonte @marinavjollca".


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco