Pas sherrit të bujshëm, Agon Amiga tregon raportet aktuale me Getoar Selimin

Pas sherrit të bujshëm, Agon Amiga tregon raportet aktuale me Getoar Selimin

19:39, 25/09/2020
A+ Aa A-

Reperi Agon Amiga ka treguar se çfarë po ndodh me Baba Stars dhe çfarë shkaktoi ndarjen e grupit.

Në një intervistë për “Abc-ja e pasdites”, reperi ka pranuar se tashmë që është bërë baba, është bërë më i ndjeshëm dhe do të anashkalonte shumë situata të cilat më herët s’mund t’i falte kurrë.

I pyetur për djemtë e “Babastars”, Agon tha se tema e grupit është pika e tij e dobët dhe se do të mbaj në memorie vetëm kujtime të mira.

“Këtë temë e kam shumë pikë të dobët dhe s’po du me e ekzagjeru, du me lon veç kujtime të mira prej Baba Stars. Nuk po du me pas as urrejtje. Të qenurit baba më ka bërë më të dhimbsur, të gjithë jemi njerëz dhe të gjithë gabojmë. Ka ndodhur shumë padrejtësi dhe parregullsi ndërmjet anëtarëve të grupit”.

Por, si janë raportet e tij me liderin e grupit, Getoar Selimin? A kanë ende kontakte me njëri-tjetrin?

“Fatkeqesisht jo!. Më vjen keq që po e them këtë, i kemi ndërprerë në mënyrë shumë banale kontaktet. Unë i kam thënë atij si burrë; jena bo 20 vjet karrierë bashkë.

Hajde po i ndajna senet në tavolinë. S’po punojnë në bashkë, por mujna me qenë shokë. Më vjen keq që shumica prej anëtarëve të grupit janë të shpërndarë; Cozma është në Londër, unë jam Gjermani, Majk në Prishtinë, Geti është që sa vite në Tiranë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco