'Po të bëj të qash'/ Zayn Malik rrëfen marrëdhënien me Gigi Hadid në këngën e re

'Po të bëj të qash'/ Zayn Malik rrëfen marrëdhënien me Gigi Hadid në këngën e re

19:10, 25/09/2020
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur, Zayn Malik ka nxjerrë këngë të re vetëm disa orë, pasi njoftoi se është bërë babai i një vajze.

27-vjeçari publikoi këngën e re “Better” që i dedikohet marrëdhënies së tij me supermodelen Gigi Hadid.

Çifti janë në një marrëdhënien prej 5 vitesh dhe lidhja e tyre është shoqëruar me ndarje e ribashkime.

Ish ylli i 'One Direction' këndon rreth “shanseve të dyta”, pasi u ndanë për një periudhë të shkurtër.

‘Vetëm këtë herë, dëgjo atë që unë po përpiqem të them / Dije që mund të mos ndihesh në të njëjtën mënyrë,”- këndon Zayn. ‘Por unë të dua / të them, të dua.”

Në mars 2019 çifti u ndanë dhe Gigi Hadid u lidh me Tyler Cameron, por lidhja nuk zgjati shumë, pasi ajo u rikthye në krahët e Zayn.

Çifti u kthyen bashkë në janar dhe në festën e ditëlindjes së Gigi Hadid njoftuan se do bëheshin prindër për herë të parë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco