Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Zayn Malik dhe Gigi Hadid bëhen prindër për herë të parë

Zayn Malik dhe Gigi Hadid bëhen prindër për herë të parë

08:16, 24/09/2020
A+ Aa A-

Ish këngëtari i One Direction, Zayn Malik dhe modelja amerikane Gigi Hadid kanë mirëpritur një vajzë "të shëndetshme dhe të bukur".

Duke njoftuar lindjen në Twitter, Malik, ndau një foto bardh e zi të dorës së vogël të vajzës që shtrëngon gishtin e tij.

Ai shkruajti krahas imazhit: "Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim".

Hadid, 25 vjeç, konfirmoi se ajo ishte shtatzënë në prill të këtij viti ndërsa ishte e ftuar në Tonight Show të Jimmy Fallon.

Ajo i tha drejtuesit të emisionit të bisedave në SHBA se ajo dhe Malik ishin "të lumtur dhe mirënjohës për dëshirat dhe mbështetjen e të gjithëve".

Malik është anëtari i tretë i One Direction që bëhet baba.

Louis Tomlinson mirëpriti djalin Freddie në janar 2016, ndërsa Liam Payne ka një djalë tre vjeçar, Bear, me këngëtaren Cheryl.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco