Hande nën shoqërinë e ish-partnerit, i habit të gjithë me deklaratën

Hande nën shoqërinë e ish-partnerit, i habit të gjithë me deklaratën

18:57, 21/09/2020
A+ Aa A-

Aktorja turke, Hande Erçel u nda nga partneri i saj, këngëtari Murat Dalkiliç. 

Në media u aludua se arsyeja e ndarjes së tyre ishte Hande e cila kishte nisur një lidhje të re me aktorin Kerem Bursin me të cilin luan në serialin “Trokit në derën time”. 

Por Hande dhe Kerem, u shprehen se ata janë vetëm kolegë dhe po bëjnë punën e tyre. 

Ndërsa së fundmi, aktorja është parë sërish me ish-partnerin e saj, Murat. 

Ata ishin në dasmën e një miku të përbashkët. E pyetur nga gazetarët nëse Hande flet me Muratin, ajo i ka habitur të gjithë duke thënë: 

“Ne nuk i mbajmë inat njëri-tjetrit. Duke qenë se kemi shumë miq të përbashkët, do na shihni shpesh bashkë”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco