Kush është këngëtarja që përflitet se do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision?

Kush është këngëtarja që përflitet se do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision?

17:31, 20/09/2020
A+ Aa A-

Tashmë është e konfirmuar që Shqipëria do të marrë pjesë në Eurovision 2021, ndërsa artisti ose artistja që do të na përfaqësojë do të zgjidhet në fund të vitit në festivalin e Këngës në RTSH.

Edhe pse festivali nuk është mbajtur ende, dhe janë në proces përzgjedhjesh të këngëve e konkurrentëve, po përflitet që tani për një fituese.

Thuhet se këngëtarja Genta Ismajli do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2021.

'Prive' shkruan se faqet shqiptare që përcjellin kompeticionin europian kanë filluar të lakojnë emrin e Genta Ismajlit si konkuruese këtë vit.

Vetë, Genta e ftuar pak ditë më parë në emisionin 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ka folur për dëshirën e saj për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. 

Edhe pse është herët të flasim për një fituese, shpallja e saj para festivalit është tashmë një “traditë” e njohur në vendin tonë, ku artistes ose artistit i propozohet fitorja para garës duke e bërë më pas zgjedhjen e një jurie thjesht fasadë.

Kështu ndodhi edhe vitin e kaluar kur u tha javë para se të mbahej festivali i Këngës, se fituesja do të ishte Elvana Gjata, por finalja i habiti të gjithë më pas kur kupa iu dorëzua Arilena Arës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco