Gati për Eurovizion, Genta Ismajli ne 'Kafe Shqeto': Vitin tjetër bëhem nënë, ja si ma vodhi zemrën Ustai

Gati për Eurovizion, Genta Ismajli ne 'Kafe Shqeto': Vitin tjetër bëhem nënë, ja si ma vodhi zemrën Ustai

11:43, 07/09/2020
A+ Aa A-

Genta Ismajli një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptare. E ftuar në emisionin “ Kafe Shqeto” në Syri Tv ka treguar se së shpejti është gati për tu bërë nënë.

E pyetur nga moderator Flavio Qarri nëse ka plane për të bërë një fëmijë , Genta u përgjigj:
“Fëmija i parë ndoshta vitin tjetër”,  u shpreh artistja duke lënë të nënkuptohet që është drejt një martese me të dashurin e saj Turk. 

Genta ndaloi edhe tek moment se si Ustai i dashuri i saj e kishte bërë për vete, ku në një mbrëmje me miq të përbashkët ai kishte realizuar një trëndafil me kartopecet. Ky gjest me sa duket e ka bërë këngëtaren për vete dhe tashmë lidhja e tyre është zyrtarizuar. 
Përsa i përket karrierës, Genta theksoi që ka plane për të qenë pjesë e Eurovizion dhe këtë vit mund ta shohim në Festivalin e Këngës por gjithashtu është duke realizuar disa kontrata të reja me studio produksioni në Zvicër. Pritet që këngëtarja të lançoi edhe disa këngë për tregun ndërkombëtar në bashkëpunim me artistë të huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco