Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Është lutur gjithmonë që ta birësonin, 9 vjeçarit i ndodh mrekullia

Është lutur gjithmonë që ta birësonin, 9 vjeçarit i ndodh mrekullia

12:51, 10/09/2020
A+ Aa A-

Një video virale e cila ka qarkulluar në internet ditët e fundit ka rrëmbyer vëmendjen e miliona njerëzve.

Jordan është një djalë 9 vjeçar , nga Oklahoma, i cili ka qëndruar për 6 vite në një shtëpi fëmijësh.

“Shpresoj që dikush të më zgjedhë” ishte fraza që bëri miliona njerëz të kthenin sytë nga Jordan.

Kjo video tashmë po bën xhiron e rrjetit.

Ai shprehu ëndrrën dhe lutjen e tij për t’u birësuar, gjatë një interviste në televizion, duke ngjallur interes nga shumë familje në të gjithë vendin.

Dhe lajmi i mirë për Jordan është se pasi videoja u bë virale në institucion shkuan mijëra kërkesa për birësim.

“Unë thjesht do të doja të kisha një familje dhe të thërrisja mamin dhe babin, ose vetëm mamin, ose vetëm babin. Nuk e kam problem. Arsyeja pse kjo është e rëndësishme, është sepse kështu mund të kisha disa njerëz për të folur në çdo kohë, kur kam nevojë.”

Më pas, ai thotë:

“Shpresoj që dikush të më zgjedhë.”

Por jo vetëm kaq Jordan shprehu dhe një tjetër dëshirë. Përveç gjetjes së një familjeje përgjithmonë, ai dëshiron të rilidhet me vëllain e tij biologjik, i cili u birësua vitin e kaluar pa të.

“Ishte shumë e vështirë për Jordan. Atij i mungon shumë i vëllai”, u shpreh Christopher Marloëe, një specialist i mirëqenies së fëmijëve në Departamentin e Shërbimeve Njerëzore në Oklahoma.

Ai shtoi se janë bërë përpjekje për t’i bashkuar ata përsëri:

“Kohët e fundit kemi arritur në gjetjen e kontaktit me atë familje (familjen që birësoi të vëllain e Jordan) dhe jemi në procesin e rindërtimit të kësaj marrëdhënieje. Familja birësuese ka vendosur që ta marrë Jordan, ndonjë ditë, për të kaluar më shumë kohë me vëllain e tij biologjik”. 

Nuk dihet se kush do të jetë familja e përzgjedhur për birësimin e 9 vjeçarit , por duket që jeta për Jordan do të ndryshojë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco