Shtohen akuzat ndaj Mulan/ Zbulohet vendi ku është xhiruar

Shtohen akuzat ndaj Mulan/ Zbulohet vendi ku është xhiruar

15:39, 08/09/2020
A+ Aa A-

Një ditë më parë, në Twitter, nisi një fushatë për bojkotuar "Mulanin", për shkak të komenteve të bëra nga protagonisja e filmit, Liu Yifei.

Por, një tjetër kritik i është shtuar filmit. Disney është nën presion për shkak të filmimit të disa pjesëve të filmit të tij të ri, Mulan, në Kinë, ku qeveria akuzohet për abuzime serioze me të drejtat e njeriut.

Në titrat e fundit, falenderohet një agjenci qeveritare e sigurisë në provincën Xinjiang, ku rreth 1 milionë njerëz, pjesa më e madhe e tyre ujgurë myslimanë, mendohet se mbahen të internuar.

Filmi ka qenë në shënjestër të thirrjeve për bojkot edhe më herët pasi aktorja kryesore, Liu Yifei mbështeti nënshtrimin e protestave në Hong Kong.

“Unë mbështes policinë në Hong Kong. Tani, mund të më sulmoni të gjithë. Çfarë turpi për Hong Kongun,” shkroi ajo në Weibo, një rrjet social kinez. 

Pas publikimit të filmit, këto komente u rikthyen sërish. Kujtojmë se protestat në Hong Kong nisën në qershor të 2019-s dhe janë pro-demokracisë, ndryshe nga Kina, e cila po përpiqet të forcojë kontrollin e saj.

Disney nuk ka bërë ende komente në lidhje me akuzat më të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco