Bojkotimi i 'Mulan', shkak bëhen komentet e protagonistes së filmit??

Bojkotimi i 'Mulan', shkak bëhen komentet e protagonistes së filmit??

10:59, 07/09/2020
A+ Aa A-

Në Twitter, ka nisur një fushatë për bojkotuar "Mulanin", për shkak të komenteve të bëra nga protagonisja e filmit, Liu Yifei.

Kometet e saj u bën virale gjatë vitit 2019, pasi ajo shprehu mbështetjen për zbatimin e ligjit, pasi policia kineze u akuzua për dhunë ndaj protestuesve pro-demokracisë në Hong Kong. 

“Unë mbështes policinë në Hong Kong. Tani, mund të më sulmoni të gjithë. Çfarë turpi për Hong Kongun,” shkroi ajo në Weibo, një rrjet social kinez. 

Pas publikimit të filmit, këto komente u rikthyen sërish. Kujtojmë se protestat në Hong Kong nisën në qershor të 2019-s dhe janë pro-demokracisë, ndryshe nga Kina, e cila po

përpiqet të forcojë kontrollin e saj.

Shumë njerëz besojnë se forcat policor,e po kontrollojnë njerëzit që protestojnë dhe po përpiqen të shtypin protestat për demokracinë. 

Versioni live-action i filmit të animuar “Mulan” është tashmë i disponueshëm për të gjithë të abonuarit e Disney+.

Por ata duhet të pagujnë afro 30 dollarë për ta parë para datës zyrtare, më 4 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco