Çfarë ndodhi? Baxhanakët krijuan biznesin e tyre në Tiranë por zgjati vetëm 2 muaj

Çfarë ndodhi? Baxhanakët krijuan biznesin e tyre në Tiranë por zgjati vetëm 2 muaj

11:42, 08/08/2020
A+ Aa A-

Megjithëse moderatorja Luana Vjollca është munduar ta mbajë të fshehtë lidhjen e saj me Krenar Cocajn, Getoari ka treguar herë pas here marrëdhënien e mirë që ka me baxhanakun e tij.

Shpeshherë Krenarin e kemi parë në poza me Getoarin dhe gjithashtu çiftet janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa shkonin me pushime së bashku.

Image

Veçse baxhanakë, Getoari dhe Krenari janë edhe shokë shumë të mirë, të cilët dalin edhe të pashoqëruar nga dy motrat Vjollca.

Image

Megjithatë, duket se ata paskan vendosur të bëhen edhe partnerë në biznes, pasi në fillim të këtij viti kanë konkretizuar idenë e një sipërmarrjeje të përbashkët me bazë në Tiranë.

Prive.al ka siguruar dokumentacionet e depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të aktivitetit ekonomik të quajtur “Prishtina’s finest”.

Ky biznes me aksionarë të dy djemtë me kuota të ndara 50-50 është themeluar me 12 shkurt dhe si objekt të aktivitetit planifikohej të kishte “ofrimin e shërbimit taksi, blerje, shitje, marrje me qera e dhënie me qera të automjeteve dhe mjeteve tjera të transportit, servish automjetesh, riparim dhe mirëmbajtje të pjesëve mekanike dhe elektrike dhe lavazh”.

Fatkeqësisht, kjo ide biznesi nuk ka pasur jetë më shumë se dy muaj pasi më 21 prill, me vendim unanim të dy aksionerëve është vendosur që të pezullohet aktiviteti i kompanisë, siç shihet në dokumentin e mëposhtëm.

Image

ImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco