Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Largimi i Harry Styles nga ‘One Direction’ i bujshëm për këngëtarin, kjo është pasuria e tij tani

Largimi i Harry Styles nga ‘One Direction’ i bujshëm për këngëtarin, kjo është pasuria e tij tani

22:34, 07/08/2020
A+ Aa A-

Harry Styles ka lënë pas historinë me ‘1d’.

Harry Styles raportohet se ka shtuar 50 milion në pasurinë e tij që kur u largua nga grupi muzikor ‘One Direction’ dhe u bë një artist i pavarur, shkruan DailyMail.

The Sun raporton se ‘Erskine Records’ mban asete prej 24.7 milion në shitjet muzikore të yllit 26-vjeçar tre vite pasi u largua  prej grupit të ‘One direction’ ku ai bëri famën më të madhe.

Kompania e tij ‘Erskine Touring’ gjithashtu ka një bilanc prej 21.8 milion funte. Kjo përbën fitimet nga performanca e Harry-it.

Ai ka edhe një kompani tjetër ‘Hsa Publishing’ e cila ka një vlerë prej 3.4 milionë funta.

Ky 50 milion nuk përfshin fitimet e Harryt përmes One Direction  i cili ‘shkatërroi’ rekordet në vitin 2014 kur turneu i tyre ‘Ku jemi ne’, u bë turneu më i ndjekur nga një ‘label’ në histori, duke fituar rreth 220 milion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco