Vëllezerit korçarë të prekur nga masat anti-Covid: Nuk kemi lekë

Vëllezerit korçarë të prekur nga masat anti-Covid: Nuk kemi lekë

17:36, 07/08/2020
A+ Aa A-

Të ftuar në emisionin “Ora Verore” kanë qenë vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti. Ashtu si të gjithë këngtarët edhe vëllezërit Prifti janë prekur nga vendimi i qeverisë i disa javëve më parë, për të ndaluar muzikën në mbrëmje dhe për të mbyllur lokalet e natës.

Ata shprehen se nuk kanë lekë dhe se vendimet e qeverisë u kanë bërë dëme shumë të mëdha familjeve të tyre.

“Jemi të kujdesshëm me shpenzimet, fëmijët tanë nuk po blejnë më gjë, por kjo nuk do të thotë që ne të mos funksionojmë me gjërat më të domosdoshme për mënyrën e jetesës,” –është shprehur Endri.

Ndërsa Stefi thonë se nuk ka mundur të kursejë asnjë lekë dhe ky vendim ka qenë një dëm i madh për të.

“Ka artistë që kursejnë lekë, kurse unë për shembull të gjitha lekët që kam i shpenzoj dhe e vërteta është që unë s’kam më asnjë lekë. Është një dëm shumë i madh që i ka bërë familjes sime dhe mua.”

Stefi ka përmendur dhe kryeminstrin Rama, të cilin e quajti Covid.

“Ai tha se të gjithë njerëzit që dëgjojnë muzikë natën janë sardele dhe që mbyllen nëpër kuti. Ata njerëz që investojnë në famijet e tyre, që hapin clube restorante i quajti kuti. Nuk marr vesh se çfarë bëhet këtu.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco