Këngëtarja e njohur kujton përqafimin me Maradonën/ ja pse vajza e tij ka emrin Gianna

Këngëtarja e njohur kujton përqafimin me Maradonën/ ja pse vajza e tij ka emrin Gianna

13:12, 01/06/2020
A+ Aa A-

Tridhjetë vite më pas këngëtarja e njohur Gianna Nannini ka kujtuar kohën kur ajo dhe Edoardo Bennato kënduan këngën ‘Un’estate italiana’ para ndeshjes Argjentin-Kamerun, ndeshje e cila hapi Kampionatin Botëror të vitit 1990 që u mbajt në Itali. 

Por mbi të gjitha Nannini ka kujtuar përqafimin me lojtarin që në atë kohë ishte në kulmin e karrierës së tij Diego Armando Maradona.

Image

Në një intervistë telefonike nga shtëpia e saj në Milano, për revistën argjentinase  ‘La Nacion’ Nannini u shpreh :

'Ishte një ditë magjike.Se çfarë ishte ai përqafim që unë dhe Diego i dhamë njëri- tjetrit e dimë vetëm unë dhe ai. Do të mbetet në histori. Ky përqafim ka mbetur i lidhur me zemrën dhe trupin tim’. Ai ishte një adhurues i imi prandaj dhe vajzës së tij ja kishte vendosur emrin tim' . 

Image

Nanni shtoi më tej:

'Nuk e kam takuar që kur ai nuk luajti më për Italinë.Shpresoj që një ditë do ta takoj Diegon për ta përqafuar përsëri. Ai më adhuronte si këngëtare’.

Kujtojmë që marrëdhënie e ish futbollistit me vajzën e tij Gianna nuk janë të mira madje tre vite më parë ai ka kërkuar nga gjykata burg për vajzën e tij  pasi sipas tij, ajo po ndikonte në procesin gjyqësor në mes të dy prindërve.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco