Stresi bëhet ‘djalë i mirë’ në karantinë, ja çfarë ka bërë

Stresi bëhet ‘djalë i mirë’ në karantinë, ja çfarë ka bërë

13:22, 02/04/2020
A+ Aa A-

Karantina duket se i ka bërë mirë reperit Stresi.

Arkimedi ka treguar nëpërmjet një lidhjeje me Skype për emisionin “Rreze Dielli”  se ka vendosur të bëjë një jetë të shëndetshme në kushtet e karantinimit.

Ai shprehet se del për vrap, gatuan dhe ka lënë edhe duhanin, ndërsa u bën thirrje të rinjve që të ushqehen shëndetshëm.

Reperi nuk ka kontakte me familjarët dhe tregon se prindërit i shikon vetëm nga ballkoni.

“Dal për vrap, kam lënë duhanin. Kjo karantinë është shumë e thjeshtë për mua. Gjithmonë kam mbajtur karantinë edhe në kohë të thjeshta, por kjo nuk është shaka! U bëj thirrje të gjithë të rinjve, mos të pijnë duhan më shumë, por të ushqehen shëndetshëm. Prindërit i shoh nëpërmjet ballkonit, ata janë në shtëpinë e tyre dhe kanë marrë masa të rrepta. Ushqimet i marr vetë, gatuaj vetë, po punoj me muzikën, po shkruaj”, shprehet Stresi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco