Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ja cila nga vajzat e serialit ‘Lule të vetmuara’ është më e pëlqyer nga publiku

Ja cila nga vajzat e serialit ‘Lule të vetmuara’ është më e pëlqyer nga publiku

18:42, 27/03/2020
A+ Aa A-

Vajzat e serialit “Lule të vetmuara” janë kthyer tashmë në të preferuat e publikut dhe me historitë e tyre kanë prekur zemrat e çdo teleshikuesi. Ejlyl, Songyl, Kader, Meral dhe Xhemre janë pesë vajzat që luajnë në këtë serial që transmetohet në TV Klan, por cila prej tyre është më e preferuar nga publiku?

Këtë e tregon numri i ndjekësve të tyre në Instagram dhe më e ndjekura është aktorja Gokçe Akyildiz ose siç e njohim me emrin Songyl. Aktorja 27-vjeçare ka 2.3 milion ndjekës dhe është shumë aktive në Instagram ku shpesh poston foto me vogëlushin e saj.

Pas Songylit, vendin e dytë si aktorja më e ndjekur nga ky serial është Biran Damla Yilmaz, pra Ejlyli. Kjo e fundit sapo arriti 2 milion ndjekës në Instagram dhe i falenderoi fansat me një postim të veçantë.

Në vendin e tretë, me 1.5 milion ndjekës është Hazar Motan e cila luan rolin e Xhemres. Pas saj vjen Aleyna Solaker, pra Meral me 1.4 milion ndjekës dhe në vend të fundit Çagla Irmak, Kader me 1.3 milion ndjekës./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco