Preket nga virusi konsulenti i filmit që ‘parashikoi’ shpërthimin

Preket nga virusi konsulenti i filmit që ‘parashikoi’ shpërthimin

09:21, 27/03/2020
A+ Aa A-

Këto ditë, mijëra njerëz e kanë riparë filmin ‘Contagion’, me një seri aktorësh të shkëlqyer të Hollivudit, realizuar në vitin 2011. Ai duket si një skenar i frikshëm i kësaj që po përjetojmë tani.

Por mësohet se eksperti që këshilloi këtë film, është prekur vetë nga koronavirusi. Dr. Ian Lipkin, drejtor i Qendrës për Infeksionet dhe Imunitetin në Universitetin e Kolumbias, paralajmëroi sërish njerëzit.

“Nëse kjo më ndodhi mua, mund t’i ndodhë kujtdo,” tha ai.

Në filmin e vitit 2011, Pacientja Zero, një amerikane e quajtur Beth Emhoff (Gwyneth Paltrow), preket nga sëmundja fatale pas një udhëtimi në Hong Kong.

Por ajo që po i shokon fansat ka lidhje me burimin e sëmundjes. Në film tregohet se bartësi fillestar i virusit është një lakuriq. Madje një lakuriq frutash. Një derr e ha këtë lakuriq dhe më pas një shef kuzhine blen derrin dhe e dërgon për gatim. Teksa po merrej me derrin, ai nuk i lan duart kur takon një kliente, pikërisht amerikanen Beth Emhoff. Pasi i jep dorën, ai i transmeton virusin e marrë nga lakuriqi dhe derri, duke e bërë Pacienten Zero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco