Është në një lidhje Ilda Bejleri? Ja si shprehet moderatorja e sportit

Është në një lidhje Ilda Bejleri? Ja si shprehet moderatorja e sportit

08:53, 22/02/2020
A+ Aa A-

Moderatorja e sportiti Ilda Bejleri ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin ‘Top Talent’ ku pranoi deri diku që është në një lidhje.

Ilda nuk e tha me plot gojën, por u kuptua qartë në bisedën e saj me vajzën aspiruese për të qenë në të ardhmen një moderatore sportive.

“ Mendoj se njeriu padiskutim ka nevojë për një mbështetje qoftë morale apo psikologjike; njeriu ka nevojë për dikë tjetër që të jetojë bukur. E rëndësishme është të ndihesh i lumtur, të kesh një mbështetje, këto kanë më shumë rëndësi sesa statusi“, tha Ilda.

Më tej i dha dhe një këshillë vajzës që e intervistonte:

“Në fushën e sportit, sidomos gazetarisë sportive mos thuaj asnjëherë se je e lidhur, pasi kur thua se je single, ngjall më shumë interes!“.

Ndërkohë, kur vajza këmbënguli nëse ajo është në një lidhje apo jo, moderatorja tha “unë e lë si evazive“.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco