'I nisa një letër dashurie një mashkulli': Elton Ilirjani tregon çfarë ndodhi në vitin 1991

'I nisa një letër dashurie një mashkulli': Elton Ilirjani tregon çfarë ndodhi në vitin 1991

08:32, 20/02/2020
A+ Aa A-

Biznesmeni i njohur tepelenas Elton Ilirjani, i cili është shfaqur hapur për orientimin e tij seksual, ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Shqipëria Live".

Ai ka treguar se në vitin 1991 i ka nisur letër një mashkulli ndërmjet një shoku, teksa ndodheshin në bilardo.

Ai ka treguar se është shfaqur gjithmonë hapur dhe se miqtë e tij nuk kanë reaguar keq.

Po ashtu ai ka rrëfyer se ofendimet më të shumta i ka marrë nga LGBT.

“Në vitin 1991 në Tepelenë i kam nisur një letër dashurie një mashkulli dhe ia kam nisur me një shokun tim në bilardo ku ishin të gjithë meshkujt. Nuk kam qenë asnjëherë i fshehtë. Shqiptarët po i ngacmove tek bërthama e tyre nuk të bien në qafë. Nuk reaguan keq. Nuk është diskriminim kur habiten njerëzit. Nuk më ka ofenduar asnjë. Ofendimet më të shumta i kam marrë nga LGBT vetë që kanë imazhe të fshehta. Nuk duhet bërë dramatike. Shqipëria është vend më mëndjehapur se Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova. Shqipëria nuk e ka të shtuar dhunën ndaj LGBT më shumë sesa e ka ndaj grave. Por vriten gra çdo ditë në Shqipëria. Shqipëria po bën progres me emancipimin,”- u shpreh ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu20/02/2020 11:12

Ik morr shimpaze gje e shemtut

Shto koment

Denonco