Që nga çifti Beckham deri te klani Kardashian, ja si e kaluan VIP-at Shën Valentinin

Që nga çifti Beckham deri te klani Kardashian, ja si e kaluan VIP-at Shën Valentinin

10:41, 15/02/2020
A+ Aa A-

Shën Valentini këtë vit duket se ka qënë një ditë shumë e bukur për VIP-at. Çiftet e famshme duken se e kanë llastuar njëri-tjetrin në maksimum me këtë dhurata romantike e të shtrenjta.

Për çudi multimilioneri David Beckham nuk ishte ndër ata që shpenzuan shuma të mëdha për të shoqen në këtë ditë dashurie. Viktoria duket se është kënqaur edhe me një pako ëmbëlsirash që kushton 1 paund, të cilat janë të preferuarat e saj. Këtë dhuratë të menduar David e shoqëroi me një kopje të revistës Country Life.

Ai gjithashtu i dhuroi asaj trëndafila rozë dhe të verdhë dhe mbushi dhomën me tullumbaca për tu siguruar që partenrja e tij do të kënaqej.

Yje të tjerë nuk ishin kaq modest sa çifti Beckham.

Kim Kardashian mori një mori produktesh designer, të firmave më të shtrenjta, si dhe kuti çokollatash të shtrenja.  Kanye i dhuroi çanta Prada, Hermes e shumë të tjera, por ai nuk ishte i vetmi valentin i Kim. Motra e saj, Khloe ia bëri këtë dit më të veçantë, duke i bërë disa dhurata, të mbështjella me letër paketuese me fytyrën e Kanye.

Kylie Jenner besohet të jetë single, por ajo gjithsesi nuk pranoi ta humbte këtë Shën Valentin pa dhurata. Asaj iu dhuruan ëmbëlsira në formë zemre.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco