Ujqërit vetmitarë të HOROSKOPIT, këto tre shenja s'duan t'ia dinë për askënd sepse duan veç veten

Ujqërit vetmitarë të HOROSKOPIT, këto tre shenja s'duan t'ia dinë për askënd sepse duan veç veten

20:19, 14/02/2020
A+ Aa A-

Disa njerëz e kanë shumë të vështirë të dashurohen, ndoshta sepse nuk janë gati, nuk e konsiderojnë dashurinë shumë të dobishme, ose ndoshta mendojnë se duke u dashuruar humbasin lirinë e tyre. Por e dini cilat shenja e kanë aq të vështirë t'i dhurojnë zemrën të tjerëve?

Binjakët

Tashmë e dini që Binjakët janë një ndër shenjat më të dyjëzuara të zodiakut, dhe mesa duket ky lloj dualiteti që i shoqëron në çdo fushë të jetë, nuk përjashton as ndjenjat, aq më pak martesën. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë, e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse një Binjak e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirën, duke e shtyrë drejt martesës, ka mundësi të zhduket fare. Kështu që mendohuni mirë para se të propozoni një Binjak.

Luani

Luani dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, mirëpo n.q.s i propozoni në një shesh të madh plot njerëz, e sigurt që nuk do t'ua falte kurrë. Të lindurit në këtë shenjë e kanë të vështirë të marrin hapin e madh dhe si sqimtarë që janë, duhet kohë që të bindin veten se ka ardhur koha të ndajnë përditshmërinë me dikënd tjetër.

Ujori

Ujorët janë një ndër shenjat që e duan më shumë vetminë. Kur bëhet fjalë për martesën, ok më mirë të mos bëhet fjalë fare, i shmangen dhe izolohen në botën e tyre të rrëmujshme emocionale. Kjo shenjë e ka të vështirë të pranojë dikë në jetën e tij/saj ndaj duhet të keni kujdes para se të bëni propozimin e madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco