Gjëja më e vështirë në botë? T'i çrrënjosësh demit një ide nga koka; Karakteristikat e shenjës më këmbëngulëse

Gjëja më e vështirë në botë? T'i çrrënjosësh demit një ide nga koka; Karakteristikat e shenjës më këmbëngulëse

23:04, 28/01/2020
A+ Aa A-

Për Demin, jeta sillet e gjitha tek kënaqësitë e vogla.  Ndonëse është një shenjë kokëforte dhe guximtare, kur vjen puna e të lënit zonën e rehatisë, ata mendohen gjatë ! E kush u vë faj (kur zona e tyre e rehatisë është aq e rehatshme) Më poshtë do të lexoni të gjitha tiparet qofshin pozitive apo negative që e bëjnë shenjën e dytë të zodiakut, atë që është !

Si një shenjë toke që është  (Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi) të lindurit nënë këtë shenjë duan qëndrueshmëri në jetë, janë praktikë e me këmbë në tokë. U përmbahen planeve dhe nuk janë kuturu. Ata kanë qëllime të qarta në jetë dhe të çimentuar në bindjet e tyre, ata janë shpesh rezistent ndaj ndryshimeve.

Planeti drejtues është Venusi, planeti që e njeh këtë shenjë me aspektet më të bukura në jetë.

Të ngadaltë në veprime, por të qëndrueshëm , të lindurit nën këtë shenjë u qëndrojnë larg konflikteve deri në pikën kur rutina apo besimet e tyre cenohen. (Në atë rast, fshihuni ku të mundeni sepse demi mund t’ju marrë përpara.)

Mantra juaj “me një fjalë”: “Jepni ”

Shprehja "ndalo dhe nuhat trëndafilat" mishëron në mënyrë të përsosur njerëzit e lindur nën shenjën e  Demit. Demi na kujton ta marrim pak më ngadalë dhe të shijojmë kënaqësitë tokësore rreth nesh. POR, me natyrën e palëvizshme të Demi vjen paaftësia e tyre për tu zhvilluar. Demat  do të duhet të mësojnë të heqin dorë  dhe të përqafojnë ndryshimet për të mos rënë pre e grackës së monotonisë. Burimi Purewow

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco