I kritikojnë të dashurin, ja si përgjigjet Genta Ismajli

I kritikojnë të dashurin, ja si përgjigjet Genta Ismajli

08:57, 26/01/2020
A+ Aa A-

Genta Ismajli dhe i dashuri i saj kanë qenë kryefjala e mediave rozë që prej momentit kur e bënë publike lidhjen e tyre.

Së fundmi një foto e publikuar nga vetë këngëtarja ka ngjallur mjaft reagime në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Në të shihej Ismajli dhe partneri i saj duke dalë nga ashensori.

Fakti se Hyseni kishte dalë i pari nga ashensori bëri që ndjekësit të linin një sërë komentesh lidhur me këtë veprim, duke theksuar se duhet të ishte Genta ajo që dilte e para.

Pas shumë reagimesh, këngëtarja ka vendosur t’i kthejë një përgjigje të gjithëve, duke theksuar se ai doli i pari pasi donte të bënte foton.

Në këtë mënyrë Ismajli i ka sqaruar të gjithë fansat e saj, të cilët nuk ngurruan të komentojnë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco