“Jemi bërë me baltë deri në gju”/ Ja si Inva Mula ia tregoi realitetin të bijës

“Jemi bërë me baltë deri në gju”/ Ja si Inva Mula ia tregoi realitetin të bijës

22:19, 09/12/2019
Sopranoja e njohur Inva Mula organizoi dje përkrah disa artistëve të tjerë vendas, një koncert bamirësie për të gjithë të prekurit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Në një prononcim për mediat, Inva rrëfeu se mori para pak ditësh të bijën pranë familjeve të pastreha, për t’u njohur pikërisht me një realitet shumë herë më të vështirë dhe të trishtë se i saji.
“Jemi bërë me baltë deri në gju…e mora që të shohë gjendjen. Nina duhet ta di se kur ngrihet në mëngjes në krahët e mamit, ka edhe fëmijë që flenë në çadra dhe nuk i kanë kushtet”-u shpreh Inva Mula.
Risjellim në vëmendje se tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi vdekjen e 51 personave, plagosjen e mbi 900 të tjerëve, si dhe dëme të mëdha materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco