Sa janë paguar aktorët te ‘Falco’? Bes Kallaku për Bleonën: Edhe 10 milion dollarë ti japësh nuk kënaqet

Sa janë paguar aktorët te ‘Falco’? Bes Kallaku për Bleonën: Edhe 10 milion dollarë ti japësh nuk kënaqet

15:23, 09/12/2019
A+ Aa A-

Ka rinisur të shfaqet sërish në kinematë e vendit komedia “Falco” që mban autorësinë e aktorit Bes Kallaku.

Ky i fundit ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up” ku është pyetur për filmin dhe nuk është lënë pa u ngacmuar edhe për pagesat e kastit të aktorëve, që përfshin emra si Bleona Qereti, Arben Derhemi, Albano Bogdo, Olsi Bylyku, Margent Çaushi, Drane Xhai, Behar Mera, etj.

I pyetur për aktorët dhe jo aktorët e kastit se, kush është paguar më shumë e kush më pak, sigurisht që producenti Bes Kallaku u tregua i kujdesshëm të mos japë shifra konkrete.

 “Di të them që të gjithë kanë qenë të kënaqur me pagesën. Bleonës edhe 10 milion dollarë ti japësh prapë nuk kënaqet, por ajo është natyrë që po e pëlqeu një projekt nuk pyet shumë për pagesën”– tha ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco