FOTO/ Jennifer Lopez drejt kurorëzimit me Alex Rodriguez, detaje nga ceremonia

FOTO/ Jennifer Lopez drejt kurorëzimit me Alex Rodriguez, detaje nga ceremonia

17:19, 16/11/2019
A+ Aa A-

Në muajin mars, Alex Rodriguez i propozoi për martesë Jennifer Lopez dhe pritet që së shpejti, ata të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Alex Rodriguez, i ftuar në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, zbuloi detaje të reja rreth planeve martesore.

Gjithashtu ai tregoi edhe planet që nuk ishin realizuar ende, si përshembull vendin ku do organizojnë dasmën. Sipas tij, ata po mendojnë diçka intime.

Në dasmën e tyre do të ketë më pak se 100 të ftuar dhe ata preferojnë të mos e bëjnë publike se kë. Do ketë të ftuar vetëm familjarë dhe miq të ngushtë.

Megjithëse dasma nuk është zbuluar ende se kur do të mbahet, festimet kanë nisur.

Në shtator, çifti mblodhi miqtë dhe të afërmit në një festë intime.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco