Bija ime/ Avokati i vjedh paratë Asusë dhe zhduket, ja ç’do ndodhë nesër

Bija ime/ Avokati i vjedh paratë Asusë dhe zhduket, ja ç’do ndodhë nesër

19:31, 15/11/2019
A+ Aa A-

Ojky mendon se është shëruar dhe nuk e pi ilaçin. Demir dhe Ugur marrin punën e rradhës. Asu pyet Ojkynë pse e zgjodhi në gjykatë por ajo nuk i tregon. Demir thërret vajza në shtëpi por Ugur nuk është dakort.

Ojky pëson sërish paralizë të duarve dhe rrëzon pjatat. Ajo ja fsheh Asusë sëmundjen. Asu kujdeset për Ojkynë dhe i rregullon flokët. Ojky i vë disa kushte Asusë duke e ndaluar të pijë alkool dhe të mos gënjejë kurrë.

Asu i premton Ojkysë. Demir fillon të bëjë një jetë të shthurur pas largimit të Ojkysë. Ojky harron fletoren e detyrave në shtëpi dhe Asu i premton se do ja sjellë. Avokati i ka mashtruar Asunë dhe Xhemalin.

Ata mësojnë se avokati ka marrë paratë dhe është zhdukur. Asu zihet me Xhemalin duke menduar se edhe ai ka bashkëpunuar me avokatin. Ojky mërzitet pasi Asu nuk ia çon fletoren. Asu dehet dhe shkon e merr Ojkynë me vonesë nga shkolla.

Ajo i thotë Ojkysë se nuk i intereson nëse e thërret nënë apo jo. Ugur vendos ta prezantojë Sevgin me nënën e tij./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco