Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pasi u fotografua në ambjentet e burgut, më në fund aktorja e njohur lirohet

Pasi u fotografua në ambjentet e burgut, më në fund aktorja e njohur lirohet

10:07, 26/10/2019
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Felicity Huffman u fotografua së fundmi në ambientet e burgut federal të sigurisë së ulët në Dublin (Kaliforni), ku po kryente dënimin për mashtrim.

Ajo u pa e veshur me uniformë burgu të gjelbër dhe kapele në kokë, në hapësirën e jashtme të institucionit.

Dhe ditën e djeshme ylli i  “Shtëpiakeve të Dëshpëruara”, është liruar nga burgu pasi vuajti dënimin prej 11 ditësh për skandalin e pranimit të nxënësve në kolegj.

Ylli i “Shtëpiakeve të Dëshpëruara”, ishte e para nga më shumë se 30 prindër të akuzuar që vuajti dënimin.

Ajo u deklarua fajtore për komplot pasi pagoi 15.000 dollarë që përgjigjet e provimit të vajzës së saj për pranimin në kolegj të korrigjoheshin fshehurazi në vitin 2017.

Huffman u la e lirë për shkak të një rregulli që lejon të burgosurit të dalin nga burgu në ditë jave nëse dita e lirimit të tyre i bie në fundjavë ose ditë feste.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco