U dënua për mashtrim, aktorja e njohur fotografohet në burg

U dënua për mashtrim, aktorja e njohur fotografohet në burg

22:14, 22/10/2019
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Felicity Huffman është fotografuar së fundmi në ambientet e burgut federal të sigurisë së ulët në Dublin (Kaliforni), ku po kryen dënimin për mashtrim. Ajo shihet e veshur me uniformë burgu të gjelbër dhe kapele në kokë, në hapësirën e jashtme të institucionit.

Ylli i “Shtëpiakeve të Dëshpëruara” do të qëndrojë në burg për 13 ditë. Aktorja është e para nga më shumë se 30 të dënuar të akuzuar për skandalin e mashtrimit, që konsiston në dhënie ryshfetesh për pranimin e fëmijëve të tyre nëpër kolegje prestigjioze.

Huffman është dënuar po ashtu me 1 vit mbikëqyrje në liri, 250 orë shërbim komuniteti, si dhe me një gjobë prej 30 mijë dollarësh. Risjellim në vëmendje se aktorja ka paguar 15 mijë dollarë në vitin 2017, që përgjigjet e vajzës së saj në provim të korrigjoheshin fshehurazi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco