Këngëtari i njohur i "NRG Band", Besnik Qaka së bashku me bashkëshorten e tij Lolita ndajnë vazhdimisht me ndjekësit e tyre momente të bukura familjare, ku prezente është dhe vajza e tyre Una.
Së fundmi familja po shijon pushimet në praninë e njëri-tjetrit dhe duken më të lumtur se kurrë.
Lolita ka ndarë një foto në profilin e saj të instagramit ku shfaqet e lumtur në krahët e bashkëshortit.
Fotoja është realizuar gjatë perëndimit të diellit dhe çifti janë gati në të puthur.
"Disa momente janë flori", ka shkruar Lolita duke treguar sa shumë i vlerëson ajo këto momente pranë të shoqit.
© SYRI.net