Sherr mes reperash, Rina ‘bie shumë poshtë’, S4MM e ul publikisht

Sherr mes reperash, Rina ‘bie shumë poshtë’, S4MM e ul publikisht

09:39, 28/07/2019
A+ Aa A-

Sherri mes reperes Rina dhe S4MM është komentuar gjatë javët e fundit në media. Në një intervistë për NIN këngëtarja tha se nuk do bashkëpunonte kurrë me reperin pasi është i dështuar.

I menjëhershëm ishte reagimi i Sam i cili vendosi ti bëj diss Rinës në këngën e tij "E preferume".

“Janë duke më përmend në intervista”, këndon Saimiri teksa në klip shfaqet një emoji jashtëqitjeje me zërin e Rinës. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Mirage” ku ka treguar se mosmarrëveshjet me Rinën vazhdojnë, shkruan Xing.al.

“Ajo ka folur për mua kot më kot edhe unë kam folur me fakte që i di gjithë  Prishtina, gjithë vendi jonë i di”, ka thënë ai teksa më vonë është pyetur se çfarë do i thoshte Rinës nëse do e takonte ndonjëherë.

“Hiç asgjë, s’do kisha bërë muhabet fare. Është shumë poshtë nivelit tim”, ka përfunduar ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco