U takua në fshehtësi me Arbenitën? Reperi kosovar ‘ndez’ sherrin me Feron: 'Kush ka dashur ka ardhur vetë..'

U takua në fshehtësi me Arbenitën? Reperi kosovar ‘ndez’ sherrin me Feron: 'Kush ka dashur ka ardhur vetë..'

19:26, 22/05/2019
A+ Aa A-

Në estradën shqiptare mesa duket ka nisur një debat i nxehtë së fundmi, i cili përfshin pikërisht reperin Aggro, reperin Fero dhe të dashurën e tij Arbenita Ismajli.

Siç njihet në shumicën e rasteve ‘’molla’’ e sherrit midis burrave kthehet një femër dhe sidomos në historinë e Hip-Hop, ku këngët me DISS-e drejtuar rivalëve janë të shumta.

Në këngën e tij më të re Aggro duket se shigjeton pikërisht Feron dhe labelin e tij duke iu referuar këngës së tij “Gang Gang” ndërsa e quan “g*y-gang”, madje, në mënyrë metaforike tregon se si i marrin peng të dashurën.

Por, për fansat, sherri ka një prapaskenë tjetër, pasi, sipas fjalëve që kanë qarkulluar në internet, bëhet fjalë për një histori sekrete mes Aggros dhe Arbenitës.

Reperi i ri ka dhënë së fundmi një intervistë për “PanoramaPlus” duke shpjeguar këtë situatë, takimin e supozuar me Arbenitën dhe ‘’sherrin’’ që ka me Feron, për të cilën shprehet me plot bindje se as nuk e njeh.

INTERVISTA

Jeni një reper i ri që pretendoni se Fero ju ka kopjuar klipin “Mon Bebe”. Ku i shikoni ngjashmëritë dhe mund të zbuloni nëse kënga juaj është dedikim për dikë?

Nuk jam analist i videoklipeve, nuk merrem me këtë sport. Ama, kushdo që klikon në “Youtube” mund të shohë kopjimin.

Mediat kanë shkruar për një sherr mes teje dhe Feros. Njiheni personalisht dhe ç’mund të zbuloni më shumë rreth tensionit mes jush?

Jo, nuk e njoh. Baba më ka thënë që shokët duhen më të mirë se vetja. Tension kanë njerëzit hormonalë, unë jam duke bërë atë që dua të bëj.

Në këngën tuaj përmendet dhe e dashura e tij Arbenita, ku thoni, ndër të tjera, se është marrë peng. Po i hidhni benzinë zjarrit kështu dhe çfarë mund të rrëfeni më shumë për këtë histori?

Nuk është e vërtetë pengmarrja. Është metaforë. Falë Zotit, nuk kam pasur nevojë të kap asnjë femër me zor! Kush ka dashur, ka ardhur vetë!

U fol po ashtu për një takim që ke bërë ti në Londër me Arbenitën. Bëhet fjalë për një tradhti, apo për një marrëdhënie para se ajo të lidhej me Feron?

Me sa di unë, nuk kam qenë në Londër kurrë, por në Norvegji. Ama e lirë është bileta. Pastaj, mos harro, unë jam xhentelman! Mundet me ndodh, po ashtu më kanë ngatërruar me binjakun tim. (Qesh)

Dje, media shkruante se Fero deklaroi ndarjen, duke thënë se tashmë është single. Mendon se ke ndikuar ti me këngën e publikuar që të prishej marrëdhënia e tyre?

Çfarë s’ndodh! Por unë shoh jetën time dhe nuk mund ta komentoj. As më vjen mirë e as keq.

Strategjia jote për të depërtuar në tregun shqiptar të reperave?

Duke dalluar nga të tjerët. Me qenë i ndershëm me publikun e duke prodhuar muzikën si ilaç për veshët.

Makina të shtrenjta, drogat dhe femra janë zakonisht stili i jetës së reperave, e njëjtë me klipet e tyre. Është kjo jeta jote?

Po, edhe jo. Unë djalë i ri jam. Ama, çfarë bëj e çfarë i them publikut janë dy gjëra të ndryshme.

Nëse do të zgjidhje për të dashur një nga reperet e njohura, me cilën do e provoje?

Tayna-n, i ka disa pajisje mjaft të forta.

Disa karakteristika që ke për të fituar titullin “djali i rrugës”?

Jam shqiptar. Jetoj vetëm në Norvegji. Ia kam dalë. Kaq mjafton, s’ka nevojë të shkaktojmë dëme te njerëzit e tjerë për t’u quajtur “djalë rruge”.

Për ty kush është Mbreti i rap-it shqiptar?

Mbreti i rap-it shqiptar, loading… Dhe unë jam për “Game of thrones” dhe loja është e hapur./ Panorama Plus

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco