Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Jonida Maliqi prek me dedikimin për prindërit e saj në përvjetorin e tyre të veçantë

FOTO/ Jonida Maliqi prek me dedikimin për prindërit e saj në përvjetorin e tyre të veçantë

14:36, 01/05/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi do të përfaqësoj vendin në Eurovizion me këngën “Ktheju tokës”.

Maliqi ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale ku ka treguar se prej javësh ka qenë në një tur duke prezantuar këngën në vende të ndryshme të Europës.

Ndërsa dita e sotme është shumë e veçantë për familjen e Jonidës pasi prindërit e saj festojnë 42-vjetorin e martesës.

Këngëtarja ka publikuar një foto ku shihet me nënën dhe babain e saj dhe pranë ka bërë një urim shumë të ëmbël për të dy.

“Si sot 42 vjet më parë prindërit e mi kurorëzuan dashurinë e tyre të pashtershme në martesë. Ju dua shumë dhe faleminderit që na sollët në jetë e na rritët me aq shumë dashuri e përkushtim mua dhe Xhildën. Xhilda ti mungon në këtë foto, por je gjithmonë me ne, siç jemi ne me ty. Më mungon motër!”., ka shkruar Jonida pranë postimit që është komentuar gjatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco