Historia e kësaj femre që nga DJ u bë kryeministre

Historia e kësaj femre që nga DJ u bë kryeministre

18:32, 28/03/2019
A+ Aa A-

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është liderja më e re femër në botë me vetëm 38 vite mbi supe.

Mirëpo, deri para se të bëhej udhëheqëse e Partisë Laburiste, Ardern ka qenë DJ që luante muzikë në skenë. Ajo kishte luajtur muzikë për 45 minuta në festivalin e muzikës Laneway të Auckland në vitin 2014. Kujtimet e saj si DJ tashmë ruhen vetëm në Instagramin e kryeministres së Zelandës.

Ardern dukej që i pëlqente politika dhe zgjedhjet që kur garonte në shkollë dhe më pas kur u bë pjesë e laburistëve.                

Në moshën 17-vjeçare filloi si vullnetare për Partinë Laburiste duke shpërndarë fletushka. Në vitin 2008 u bë deputetja më e re e Zelandës së Re.

Ardern u lind në një familje të besimit mormon dhe ishte shumë e devotshme.

Në vitin 2005 hoqi dorë nga ky besim, pasi siç tha ajo, është në kundërshtim me pikëpamjet e saj, kryesisht për martesat e të njëjtit seks.

Kryeministrja është e martuar me gazetarin Clarke Gayford. Historia e tyre nisi me një letër të Clarke, ku i shfaqte shqetësimet rreth një projektligji, që kishte të bënte me sigurinë.

Shpejt miqësia, që u ngrit, u shndërrua në dashuri. Së fundmi, Ardern u sfidua me sulmet terroriste që goditën dy xhami në vendin e saj.

Mënyra se si ajo e përballoi situatën kanë bërë, që disa të fillojnë të mendojnë, që ajo e meriton çmimin Nobel për Paqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco