Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Zbulohet incidenti i Jonida Maliqit gjatë xhirimit të klipit ‘Kthehu Tokës’

FOTO/ Zbulohet incidenti i Jonida Maliqit gjatë xhirimit të klipit ‘Kthehu Tokës’

16:18, 26/03/2019
A+ Aa A-

Në pak kohë këngëtarja Jonida Maliqi pritet të përfaqësojë Shqipërinë në këtë edicion të Eurovision, i cili do të zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit. Pak javë më parë ajo ka përfunduar edhe xhirimet e klipit përfaqësues të këngës “Kthehu Tokës”.

Gjatë këtyre ditëve Maliqi ka publikuar pjesë nga xhirimet dhe prapaskenat  e këtij projekti. Megjithatë duket se jo çdo gjë ka shkuar më së miri gjatë xhirimeve, por ka patur dhe incidente të vogla dhe një prej tyre është publikuar. Në këtë video sesi në çastin kur Jonida është duke kënduar një objekt nga skenografia ka rënë në fytyrën e saj.

Ndonëse duket se Jonida është dëmtuar nga kjo goditje ajo ka vijuar të këndojë pa ndaluar xhirimet. Këtë vit Eurovision do të zhvillohet në datat 14 dhe 16 maj dy gjysmë finalet dhe me datë 18 finalja e këtij kompeticioni muzikor.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco