VIDEO/ Suprizë. Ermal Mamaqi rikthehet pas shumë vitesh në spektaklin e humorit  ‘Portokalli’

VIDEO/ Suprizë. Ermal Mamaqi rikthehet pas shumë vitesh në spektaklin e humorit ‘Portokalli’

12:36, 23/03/2019
A+ Aa A-

Besoj se i mbani mend “The ShBLSh”, Gent Bejko, Gentian Zenelaj dhe Ermal Mamaqi që bënë për vete publikun e “Portokallisë” në fillimet e spektaklit të humorit në Top Channel.

Më pas secili nga aktorët morën drejtime të ndryshme.

Gentian Zenelajn e shohim nga e hëna në të premte si moderator në emisionin investigativ ‘Stop’ në tv Klan e ndërsa Ermal Mamaqi tashmë ka programin e tij të humorit ‘Xing me Ermalin’.

Por siç duket Ermal Mamaqi ka vendosur të kthehet dhe një herë në skenën ku filloi karrierën e tij.

 Dhe ka qënë  Rezart Veleshnja që me anë të një  video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram ka zbulaur rikthimin e Ermal Mamaqit në ‘Portokalli’.

Sigurisht ky rikthim vjen në statusin e të ftuarit special, por me siguri do të jetë shumë argëtues për publikun.

“Ermal Mamaqi sot në ‘Portokalli’. Do e ndriçojë skenën këtë javë”,-shkruan Rezarti krahas videos që nuk duhet humbur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco