FOTO/ Evi Reçi rrëfehet në shtëpinë e saj luksoze: Kam qarë se nuk më kanë paguar, kur punoja në Itali

FOTO/ Evi Reçi rrëfehet në shtëpinë e saj luksoze: Kam qarë se nuk më kanë paguar, kur punoja në Itali

16:57, 11/03/2019
A+ Aa A-

E ftuar në “My Living” në Vizion Plus, Evi Reçi ka treguar shtëpinë e saj dhe momente nga jeta e saj e përditshme si dhe eksperiencën e re si moderatore. Evi na bashkëbisedimin e saj me Arjon Muçën, tregoi se nuk gatuan shpesh pasi nuk ka kohë por rrëfeu receta e saj e preferuar  e gatimit është: Makarona, me kërpudha, me tarftuf, me çdo lloj salce, e dyta një fileto viçi.

Image

Evi Reçi dhe Arjon Muça

Ndërsa për arkitekturën e shtëpisë është kujdesur vetë babai i Evit, i cili sipas saj është merakli në detaje.

“Këndet i ka zgjedhur ai. Këndet i ka modifikuar, por ka dashur gjithmonë atë shijen e fshatit brenda shtëpisë së qytetit,” – tregon ajo.

Sa i përket jetës së saj profesionale, Evi ka mbaruar studimet për Shkenca Komunikimi dhe ka punuar si gazetare në radion më historike në Toskana radio ” Fiesole” dhe ka shkruar për La Repubblica. Pas kësaj eksperience, Evi rikthehet për herë të parë në Shqipëri si gazetare dhe drejton emisionin “Vizioni i pasdites” në Vizion Plus. Evi i tregon Arjonit se kjo sfidë është e vështirë paksa për të sepse shqipen e ka mësuar si autodidakte dhe jo me shprehi.

Image

Evi Reçi dhe Arjon Muçi

Pjesë nga intervista:

Arjon: Ti ke jetuar në Athinë ?

Evi: Isha në Athinë, aty jam rritur, dhe në këtë periudhë bëra këtë shkollën. Bëra disa sfilata, disa sete fotografish.

Arjon: E dashuroje çka bëje ?

Evi: Shiko në atë moshë, ishin gjëra që na pëlqenin, fotografia pozat, por ishte e lodhshme, sepse duhej të bëjë portofolin tënd, të prisje në radhë për audicione. Plus nuk e ndjeja veten shumë mirë në atë profesion sepse nuk kisha mundësi të flisja, të nxirrja më shumë apo të shprehesha, të bëja më shumë se sa thjeshtë një foto.

Arjon: I the ti stop?

Evi: I thashë unë stop sepse ju futa muzikës, fillova kanton, e kisha filluar pianon, erdhi dhe karriera në Shqipëri.

Arjon: Mamaja luan violinën ? Ka ndikuar ajo në këtë rrugë?

Evi: Violincelon. Patjetër që ma ka infektuar ajo sepse mami është muzikante dhe unë këndoja në shtëpi. Ajo dëgjoi zërin tim dhe vendosi që kishte ardhur momenti që unë të filloja kanto. Por, duke qenë se është muzikante dhe është mami im, bëhet më e vështirë sepse është më kritike. Besoj që nëse nuk do të kisha këto dhunti ajo nuk do më lejonte kurrë që të këndoja.

Arjon: Ti ke patur arritje të mëdha dhe në Firenze duke punuar në një radio, duke shkruajtur për La Repubblica.

Evi: Me radion kam filluar qëkur isha studente, si fillim në radio lokale dhe pastaj përfundova te radio Fiesole që është radio më historike e Toskanës. Në fillim më morën në intervistë si artiste pastaj panë që isha dhe gazetare, dhe fillova emisionin. Ndërkohë të La Repubblica selia e Firenzes unë u mora me artin dhe kulturë në Shqipëri. Pra, cdo gjë që ndodhte në Firenze me artin e mbuloja unë dhe çdo gjë që ndodhte në Shqipëri në lidhje me Firenzen e merrja përsëri unë si lajm.

Arjon: Si ka qenë si eksperiencë ?

Evi: Italianët janë shumë komode sepse direkt të vendosin në një zonë shumë komode. Pra, që të gabosh, ndoshta në një mënyrë që mos ndihesh keq. Një shkollë shumë e madhe, sidomos ana profesionale se si funksionon një radio, skaleta, korrektësia, mirësjellja në staf dhe me të ftuarit, sidomos me të ftuarit.

Arjon: D.m.th që nuk ke derdhur kurrë lot ?

Evi: Nuk kam derdhur lot për këtë gjë, kam derdhur lot kur nuk më kanë dhënë shanset që kam dashur, nuk e di  nëse sepse isha shqiptare apo për diçka tjetër. Nuk e di arsyen por, patjetër që kam derdhur lot se nuk ka qenë kaq e lehtë. Tani e kujtoj lehtësisht.

Arjon: Do të ndash me në një moment të tillë?

Evi: Një moment i vështirë ka qenë kur më thanë, ka që rreth vitit 2010, duhet të punoja pa pagesë,falas. Kjo duhet të ishte vetëm për një muaj, por zgjati më shumë. Unë qaja dhe mërzitesha, se pse nuk do paguhesha. I kisha këto momente. Por tani që e mendoj, them Evi duhet ta bëje falas, se shpesh herë duhet të bëjmë gjëra falas.

Arjon: Erdhi momenti dhe u shfaqe ne Vizion Plus si prezantuese, si të duket ta bësh në shqip, e vështirë?

Evi: Po shumë e vështirë, është e vështirë akoma në mendjen time, prapë më fjalët shqip, mundoj t’i përdor fjalët siç duhet pa zhargon sepse unë e kam të mësuar shqipen në shtëpi, si autodidakte. Pra nuk e kam të mësuar në libra. Ndërkohë oferta ka qenë sot për nesër. Nuk e shihja veten në një format të tillë, ose në fashën orare të pasdites, kurrë. Por do të shohim si do vijojë.

Arjon: Çfarë moderatore je nga ato që i marrin të gjitha gati dhe thjeshtë moderojnë, apo nga ato që bëjnë pyetjet dhe marrin pjesë  ?

Evi: Unë jam dhe autore e programit. Kam dhe autorësinë. Kam ndërhyrë shumë. Një pjesë të personazheve i njoh më duhet t’i kontaktoj vetë, pyetjet kalojnë nga unë. I bëj vetë, është dhe një kryeredaktorë që më ndihmon në këtë aspekt. Jo, Jo nuk marr asgjë gati.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco