E mban dhe vetë këtë titull por Hygerta Sako habit me mendimin që ka për Miss-et

E mban dhe vetë këtë titull por Hygerta Sako habit me mendimin që ka për Miss-et

11:04, 09/03/2019
A+ Aa A-

  Është pjesë e ekranit prej më shumë se 21 vitesh, ish-Miss Albania ’95 dhe moderatorja sportive Hygerta Sako është shumë e ndjekur dhe e komentuar në media.

E ftuar së fundmi në emisionin e Kastro Zizos “Last night’ ajo ka habitur me deklaratën e saj dhënë për vajzat që marrin pjesë në kompeticione të bukurisë.

Hygerta është shprehur edhe pse ka shumë vite si moderatore asaj nuk po i hiqet nofka 'Miss'.

‘ Kam 24 vjet nuk po e heq dot këtë nofkë. Të më thonë gazetare, moderatore, vajzë e zgjuar. Kur thonë miss-i, sikur më fyejnë inteligjencën’ është shprehur Sako.

E lidh Miss-in me një vajzë boshe? Ishte pyetja që i drejtoi moderatori Kastro Zizo.

'Është kjo ideja që gocat e bukura duhet të jenë budallaqe. Unë them që ka vajza shumë të bukura e të zgjuara, të cilat i kanë të gjitha cilësitë' i është përgjigjur moderatorja.

 Kujtojmë se prej gati 5 vitesh Hygerta është drejtuese e emisioneve sportive në ‘RTSH’ dhe është shumë e kënaqur me profesionin e saj

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco