FOTO/ Një tjetër këngëtare në sheshin  ‘Time Square’  i cili po ‘pushtohet’ nga artistat shqiptar

FOTO/ Një tjetër këngëtare në sheshin ‘Time Square’ i cili po ‘pushtohet’ nga artistat shqiptar

10:31, 09/03/2019
A+ Aa A-

I pari që preku sheshin e më të njohur në Amerikë ‘Timë Square’ ishte këngëtari me origjinë shqiptare Gashi.

Më këngën e tij ‘No no no’ u promovua nga rrjeti muzikor ‘Spotify’ në këtë shësh në vitin 2017.

Image

Më pas ishte këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila e  bëri të njohur Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sërish rrjeti muzikor ‘Spotify’ përzgjodhi Duan ta prezantoj në sheshin më të njohur të Amerikës në “Time Square’.

’Nga Kosova në Britaninë e Madhe në kandidim për ‘Artisten më të mirë’ shkruhej në reklamën që shoqëronte fotogarfinë e e yllit të muzikës pop.

Image

Ndërsa sot një tjetër shqiptare që po korr sukses jashtë vendit  këngëtarja Ava Max zë vend në 'Time Square'.

Sërish rrjeti më i madh muzikor ‘Spofity’ ka publikuar foton e Ava Max.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja në një postim në Instagram.

“A është ky realitet????. Në mes të Times Square?!?! Çfarë!!! Faleminderit, faleminderit, faleminderit të gjithëve për dashurinë. Ju dua shumë”, ka shkruar ajo.

Kënga e fundit e saj është “So Am I” me të cilën po promovohet në “Times Square” dhe e cila u pëlqye nga publiku.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco