‘Beni ecën vetë’ fut në sherr Ben Blushin dhe Herion Mustafarajn

‘Beni ecën vetë’ fut në sherr Ben Blushin dhe Herion Mustafarajn

09:53, 09/02/2019
A+ Aa A-

Herion Mustafaraj u bë i famshëm në Shqipëri me rolin e tij kryesor në filmin ‘Beni ecën vetë’.

I ftuar në emisionin ‘Late Night Show’, mes batutave dhe humorit tha se marrja e rolit ‘e futi në sherr’ me Ben Blushin.

Sipas Mustafaraj, Blushi 'e mori inat' për shkak se libri ‘Beni ecën vetë’ u shkruajt nga babai i tij Kiço Blushi por rolin e luajti ai.

Kastro Zizo: Ta kanë lënë si traumë, kali i xhaxhi Thomait që i vogël

Herion Mustafaraj: Prap ma kujtoi, ç’më vdiq. Më çmendi fare, aty e ka mendjen.

Kastro Zizo: Kali i xhaxhi Thomait ka ngordhur me kohë.  Ku ndodhet kali?

Herion Mustafaraj: Ja atje nën tokë, gjysmë metri.

Kastro Zizo: Mendova se mos e ka marrë Ben Blushi për …

Herion Mustafaraj: Aaa atje, për serinë e dytë…

Kastro Zizo: A ishte babai i tij që bëri Benin. Logjikisht i bie, që po ti futemi thellë-thellë, ti dhe Ben Blushi jeni vëllezër.

Herion Mustafaraj: Po, kemi inat me njëri-tjetrin, tamam si vëllezër. Pse e ka shkuajtur babai këtë librin për mua dhe pastaj pse e ke luajtur ti, more famën time, kupto.

Kastro Zizo: Të ka rrahur që i vogël?

Herion Mustafaraj: Jo nuk më ka rrahur, nga inati më ka zënë vendin në Top Channel.

Kastro Zizo: Do të bëheshe drejtor i përgjithshëm aty?

Herion Mustafaraj: Duhet të isha unë, Beni. Unë jam Beni (qesh). Ai nuk është Beni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco