FOTO/ Një mëngjës jo i zakontë/ Ja si e nisin ditën Bieta Sulo dhe Alban Dudushi

FOTO/ Një mëngjës jo i zakontë/ Ja si e nisin ditën Bieta Sulo dhe Alban Dudushi

11:41, 31/01/2019
A+ Aa A-

Ka kaluar më shumë se një vit nga dita kur Bieta Sulo dhe Alban Dudushi u bënë për herë të parë prindër të një djali.

Ashtu si për çdo grua tjetër edhe për moderatoren e njohur rrugëtimi i parë si nënë nuk ka qenë aspak i lehtë, mes sakrificash të shumta për t’u kujdesur jo vetëm për vogëlushin Kroi Art, por edhe për profesionin e saj.

Por tashmë Kroi është rritur dhe mami Bieta ka më shumë kohë që mund t’ja dedikojë kujdesit për veten. 

Dhe ditën e sotme moderatorja e njohur ka publikuar disa foto pak orë më parë ku shfaqet duke u stërvitur në palestër krah bashkëshortit të saj.

Të dy duket se i janë përkushtuar shumë ushtrimeve fizike dhe të jetuarit shëndetshëm.

 Ushtrimet në orët e hershme të mëngjesit dhe aktiviteti fizik janë thelbi për një jetë të shëndetshme dhe çifti i njohur e ka kuptuar këtë.

Krahas të punuarit dhe të jetuarit së bashku, Albani dhe Bieta duket se ndajnë edhe momente të tjera të ditës me praninë e njëri-tjetrit.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco