Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pas shtatë vitesh martesë, ‘Polat Alemdar’ ndahet nga bashkëshortja

Pas shtatë vitesh martesë, ‘Polat Alemdar’ ndahet nga bashkëshortja

13:27, 30/01/2019
A+ Aa A-

Aktori i njohur turk Necati Sasmaz dhe bashkëshortja e tij Nagehan Kasikci i kanë dhënë fund martesës së tyre.

“CNN Turk” shkruan se dyshja janë ndarë pas shtatë vitesh martesë dhe arsyeja e prishjes së marrëdhënieve nuk është bërë ende e ditur.

Lajmin e ka zbuluar për mediat avokati i ‘Polat Alemdar’, i cili është shprehur se pavarësisht përpjekjeve të shumta për të shpëtuar martesën e tyre nuk ja ka dalë.

“Meqenëse nuk ka një palë të tretë në mes, divorci ishte më i thjeshtë. Unë u përpoqa shumë që të shpëtoja martesën e tyre, por ishte e pamundur”,- është shprehur ai.

Necati dhe Nagehan u martuan në vitin 2012 në një ceremoni private në Turqi. Ata kishin 20 vite diferencë mes tyre dhe kjo mund të jetë një nga arsyet që i çoi drejt divorcit./revistawho.com

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco