Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Bixhoz me dashurinë/ Anika zbulon diçka në dhomën e Shivait, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Anika zbulon diçka në dhomën e Shivait, ja ç’do ndodhë nesër

18:16, 18/01/2019
A+ Aa A-

Djemtë Oberoi përpiqen të vënë në gjumë beben. Shivai i këndon bebes por vëllezërit e përqeshin pasi ai këndon shumë keq. Beben e zë gjumi dhe ata habiten. Bavja i jep Anikës dhe Gorit nga një radio marrëse.

Ato vendosin të informojnë njëra-tjetrën kur të marrin vesh çfarë po bëjnë djemtë. Ato vendosin një kod me njëra-tjetrën. Xhanvi takohet me mamanë e Gorit. Djemtë duhet të ushqejnë beben.

Shivai dhe Om vendosin që Rudra të shkojë të blejë qumësht. Rudra del nga dhoma por sheh Xhanvin. Ai njofton Shivain dhe Omin. Om thotë se do merret ai me Xhanvin dhe largohet.

Shivai mbetet vetëm. Anika gjen rastin për t’u futur në dhomën e tij. Ajo sheh foto me bebe në ekranin e laptopit të Shivait. Anika habitet pasi Shivai i ka thënë se nuk i pëlqen bebet.

Ajo mendon se Shivai do një bebe prandaj por martohet me Ragnin. Xhanvi do që Om të takojë mamanë e Gorit.

Gori e ndalon Omin para se të takojë mamanë e saj pasi ka frikë se ai do i tregojë të vërtetën për marrëdhënien e tyre.

Bavja e kap Rudrën duke sjellë qumësht. Rudra justifikohet por Bavja e kupton që ai po fsheh diçka./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco