Burri i saj në kërkim nga policia, Suada Sherifi rikthehet në rrjete sociale

Burri i saj në kërkim nga policia, Suada Sherifi rikthehet në rrjete sociale

16:14, 15/01/2019
A+ Aa A-

Ish-Missi shqiptar, Suada Sherifi, ka qenë shumë e rezervuar në rrjetet sociale për të zbuluar identitetin apo imazhe të bashkëshortit të saj.

Në qershor të 2017-s u zbulua identiteti i partnerit të saj, Eldi Dizdarit, me të cilin tre muaj më pas ajo vendosi që të publikonte video gjatë festimeve për 1-vjetorin e vajzës.

Emri i tij tërhoqi vëmendjen e medias për përfshirjen në ngjarjen që ndodhi më 4 tetor në një lokal në ish-Bllok, ndërsa ndodhet në kërkim nga policia.

Ndërsa Suada nuk ka bërë asnjë deklaratë për ngjarjen, ish-Missi i rikthehet mediave sociale rreth 2 muaj pas lajmit.

Sherifi publikoi një video në Insta Story, ku shfaqet duke kënduar në makinë, ndërsa kërkon që vëmendjen ta kemi me fytyra e saj  pas trajtimit të bërë në një klinikë.

Kujtojmë se pas publikimit të lajmit lidhur me partnerin e saj, ajo vendosi që të ndalonte komentet në fotot e saj në Instagram.

Mediat zbuluan se Eldi Dizdari është në kërkim nga policia për të dhënë shpjegime, pasi ai është personi që pati një konflikt të fortë me Ervin Matën, partnerin e Elvana Gjatës.

Sipas burimeve policore dyshja pati një konflikt jashtë lokalit, rreth 30 minuta para se të ndodhte përplasja me armë. Shkak i mosmarrëveshjes dyshohet një sasi e konsiderueshme kokaine. Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe mes tyre për sqarim hyri biznesmeni Ervis Martinaj, i cili është edhe një nga dy të plagosurit në lokalin ku ndodhi ngjarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco